Flamuri shqiptar, dryni dhe një mesazh: Sulmohen ambientet e Federatës së Hendbollit të Serbisë

Persona të panjohur kanë sulmuar ambientet e Federatës së Hendbollit të Serbisë, të revoltuar për shkak të organizimit të turneut kualifikues ,ku është dashur të paraqitet përfaqësuesja e Kosovës.

Në mjediset e federatës serbe është vizatuar flamuri shqiptar dhe mbishkrimi “No himni, no parti”, ndërsa RSS është vënë në thonjëza. Gjithashtu derës i është vënë një dry në shenjë proteste për pranimin e zhvillimit të takimit mes Serbisë dhe Kosovës.

ffkreklama

Por, kujtojmë se ndeshja që është dashur të luhet në Kovilovo, nuk do të luhet për shkak të sigurisë, shkruante në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit serb.

Përndryshe, loja ishte menduar më parë që do të zhvillohet në Kragujevc, por për arsye sigurie, ndeshja u zhvendos në Kovilovo, e cila ishte paraparë të mbahet pa praninë e publikut, media dhe karakteristikat kombëtare.

Më pas, tifozët serbë filluan të mblidheshin në Kovilovë, ku ministri Nebojsha Stefanoviq vendosi të mos zhvillohej takimi mes dy përfaqësueseve.

Ndërkohë, Federata e Hendbollit Evropian (EHF) ka pezulluar Federatës e Hendbollit të Serbisë dhe ka përjashtuar ekipin kombëtar junior të Serbisë prej kualifikueseve për Kupën e Botës.

Gjithashtu vlen të theksohet se Kosova nuk do të jetë në gjendje të luajë edhe ndeshjet e tjera ndaj Norvegjisë dhe Sllovakisë në territorin serb.

shkit2