Flamuri i Kosovës në stadiumin rus “çmend” qeverinë ruse

Ministria e Punëvë të Jashtme të Rusisë ka bërë të ditur se shfaqja e flamurit të Kosovës në një ndeshje në stadiumin “Ahmat Arena”, në Grozni të Rusisë, ishte gabim teknik.

Flamuri i Kosovës u shfaq në stadiumin “Ahmat Arena” më 30 mars, në ndeshjes mes dy klubeve ruse, Ahmat dhe Spartakut, në qytetin Grozni, transmeton Gazeta Express.

“Flamuri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës ishte i shfaqur në stadiumin Ahmat Arena. Këtë çështje ne ia kemi bërë me dije autoriteteve në Republikën Çeçene. Është e papranueshme të përdoren simbolet e shteteve të panjohura në territorin rus”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.