Flamur Neziri i jep fund beqarisë me një dasmë të bukur, por pëson ndërmjet këmbëve nga gruaja!

Njëri prej portierëve më të mirë në Kosovë, Flamur Neziri, i ka dhënë fund beqarisë.

Martesën me Gresën ai e festoi me një dasmë të madhe, përcjellë Gazeta Olle.

Aty kanë qenë të ftuar shumë futbollistë dhe personalitete të futbollit vendor.

Sigurisht nuk ka munguar miku i ngushtë i Flamurit, Etrit Berisha.

Në dasmë u improvizua një moment interesant, kur gruaja e Flamurit i shënoi këtij të fundit gol ndërmjet këmbëve.

“Olle” ua sjellë më poshtë këtë moment të këndshëm, të cilit mbase ia kanë zili edhe shumë sulmues të Superligës. /Gazeta Olle/