Flakja e De Biasit nga Shqipëria

U fol e u përfol shumë, u kritikua me e pa të drejtë, u lavdërua me eufori e pa të, në fund ai u tërhoq , por mirënjohja nga institucioni që e punësoi mungoi.

Ky ishte trajneri italo-shqiptar (që prej dy vitesh me shtetësi shqiptare), Gianni De Biasi, i cili paraditën e së martës doli në një konferencë shtypi me anë të të cilës akuzoi indirekt Federatën Shqiptare të Futbollit  për mos interesimin për të vazhduar aventurën e tij me Shqipërinë.

“Mendoj se nëse Federata dëshironte Xhani De Biazin, do ta bënte më parë, jo sot, se tani është vonë. Por unë prisja diçka ndryshe, nuk funksionon kështu, u shpreh De Biazi në konferencën  e shtypit. Kjo deklaratë e nëpunësit matanë brigjeve të Adriatikut,  e “zgjoi” nga gjumi presidentin e Federatës, Armand Duka që 24 orë më vonë të thërrasë një tjetër konferencë shtypi.

Mes keqardhjes së stisur dhe një telefoni që nuk i pushonte, Duka u shfajësua para opinionit se “ai e donte, porse trajneri kishte këmbëngulur se donte ta mbyllte tani”. Kjo shfaqje e Dukës, ishte si një déjà vu” për sportdashësit shqiptarë, të cilët janë mësuar me presidentin ”e përjetshëm” të FSHF-së, i cili me të njëjtën monedhë kishte vepruar me pothuajse secilin trajner të emëruar prej tij.

Ekipi kombëtar nuk duhet të jetë përjetëisht i lidhur me emrin e një drejtuesi federate e as edhe i një trajneri, qoftë ai De Biazi apo pasardhës i tij që mund të na çoj edhe më lartë.

Mënyra se si filloi çarja e këtyre raporteve ta shpifte. Menjëherë pas kualifikimit historik në kampionatin europian, drejtues të federatës dhe eksponentë të tyre, në media në rolin e “super-specialistit” të futbollit. Ish futbollistë, njerëz që nuk kishin korrur asnjë sukses në jetën e tyre, madje edhe persona nga fusha të tjera si drejtësia, ekonomia, muzika apo edhe antropologjia dhanë më kompetencë të plotë analizat taktiko-teknike të trajnerit De Biazi dhe  ndihmësit të tij Paolo Tramezzani për kualifikimin.

Drejtuesit e FSHF-së, filluan të bënin gropën për trajnerin De Biazi, dhe ndihmësin e tij. Përveç mosmirënjohjes dhe jo-sinqeritetit për meritat që kishin nëpunësit e tyre, ata çdo ditë e më tepër tentonin të kthenin tifozat kundrejt tyre, gjë që nuk ja arritën. Kjo pasi, i pari që iku qe ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani e pak muaj më vonë edhe vet strategu De Biazi. Mjafton të shohësh komentet e largimit të të dyve veç e veç ose bashkë, sa mirënjohje e falenderim nga të gjithë tifozët dhe masa e gjerë, për punën e madhe në krye të Kombëtares. Tifozët edhe populli e dinë që kreu i Federatës ka një jetë që është në krye të këtij institucioni, por që kualifikimin e siguroi vetëm tani, pikërisht për këtë meritat më të mëdha nuk mund t’i atribuohen atij.

Pra, terreni u përgaditë që prej kohësh, por italiani as nuk e mendonte dorëheqjen deri në momentin që

Ashtu sikur ndodhë në jetë, çdo fillim e ka një fund, edhe De Biazi duhej ta mbyllte, por mbyllja mes intrigash nga institucioni punëdhënës i  tij ishte për keqardhje. Ai u largua kokëulur nga Shqipëria, të cilën e futi në hartën futbollistike të Europës.

Ai  u largua nga Shqipëria I përulur sepse na bëri ta prekim një ëndërr të bukur që e kishim pare dikur.

Ai u largua pasi, na mësoi që të mos hynim si inferior në asnjë përballje ndaj çfarëdo kundërshtari.

Ai u largua pasi  ishte i pa kompromis me të padisiplinuarit dhe të pakënaqurit, pavarëisht që loja luhet me  11 lojtarë.

Përfundimisht, ai u largua pasi na bëri të besojmë aq shumë sa dorëheqjen ja kërkuam edhe pas humbjeve me Spanjën e Italinë.

Ai u largua pasditën e së mërkurës nga Rinasi për në Itali, nën heshtjen dhe ndjesinë e fajit, pa u përshëndetur as nga ata që i organizonin defilim me autobus pas europianit për interesat e tyre politike.

Autori: Petrit Osmani

De Biasi de biasi De Biasi