Flaka Loxha i siguron medalje Kosovës, tani kërkon të artën

Xhudistet kosovare nuk kanë limite. Derisa, Majlinda Kelmendi e ka bërë si shabllon për të fituar medalje, ngjashëm si Nora Gjakova, tashmë së fundmi në skenë po dalin edhe talentet e reja, shkruan Zëri.info.

Trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit kosovar Driton Kuka është ndjerë krenar me garuesen e re Flaka Loxha e cila po shkëlqen në turneun e Sarajevës.

Flaka Loxha në finale kategoria 57 kg

Tri fitore me Ippon dhe në gjysmëfinale mposhti serbën Perishiq e cila ishte favorite e kësaj gara!

Medalja u sigurua pritet lufta për të artën me garuesen Holandeze!”, ka shkruar Driton Kuka.