Fjalimi i Lorik Canës

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka thënë se si lojtarët po ashtu edhe tifozët, kanë dhënë një imazh tejet të mirë në mbarë botën gjatë Euro 2016.

“Falënderoj ministrin për mikpritjen dhe fjalët e tij dhe faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe. Patjetër që secili prej nesh kur është bërë futbollist e di se me punën e tij me zanatin e tij arrij ta përfaqësojë një vend dhe të jap shembuj. Besoj se jo vetëm si lojtarë, por edh e si tifo kemi treguar se çfarë jemi në gjendje të bëjmë, si në fushë edhe jashtë saj. Ajo që na ka krenuar më së shumti është imazhi që kemi dhënë për Shqipërinë, kjo nuk ka asnjë çmim – për këtë jemi gjithë të lumtur dhe krenar”, ka thënë Lorik Cana.