Fjalët e para të Presidentit të ri të FIFA-s

Gianni Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i FIFA-s në Kongresin e Jashtëzakonshëm të institucionit më të lartë të futbollit në botë.

“Nuk di së të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ju kam treguar se kam pasur udhëtim të pazakontë, kam takuar njerëz fantastikë, që jetojnë me futbollin dhe shumë tjerë që duan që FIFA të respektohet. Të gjithë në botë duhet të na aplaudojnë për atë që e bëjmë. Të gjithë duhet të jenë krenar. Dua të punoj me ju për të nisur një epokë të re në të cilën mund të vendosim futbollin në qendër”, ka deklaruar me të fituar Infantino, shkruan “Koha.net”.

“Duhet të implementojmë reformat, por edhe duhet të kemi respekt, respektin që e gjithë bota ja ka borxh futbollit dhe të sigurohemi që, më në fund, të fokusohemi në botën e mrekullueshme që është futbolli”, vazhdoi ai.

Sheikh Salman në raundin e dytë mori 88 vota, ndërsa Princi Ali vetëm 4.