Fjalët e para të Pejës pas kualifikimit historik

Peja u kualifikua për herë të parë në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, falë fitores ndaj malazezëve të Mornarit në udhëtim.

Njëri ndër lojtarët e dalluar, Alban Veseli, tha se e zunë ‘trenin e fundit’ për kualifikim në katërshe.

“Kjo ishte mundësia e fundit për të shkuar direkt në gjysmëfinale dhe fatmirësisht e arritëm këtë, falë angazhimit maksimal nga të gjithë lojtarët dhe tani jemi aty ku e kemi vendin dhe e presim kundërshtarin nga ndeshjet kualifikuse ku gjendet edhe Prishtina”, deklaroi Veseli për Gazetën Olle.