Fjalët e Jusuf Tortoshit për humbjen nga Drita

Flamurtari ishte i pa fat. Ata humbën nga Drita sfidën që vlentë për Superligë. Kuqezinjtë ishin në epërsi pas golit të Alban Bojnikut, mirëpo një penalti tejet e dyshimtë e akorduar nga gjyqtari Kreshnik Vula, bëri që ndeshja të shkonte në penalti.

Nga 11-metërshit më të saktë ishin lojtarët e Dritës, që fituan 3:1.

Trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi e komentoi kështu penaltinë e akorduar nga Vula. ‘Unë isha larg, nuk e pashë mirë. Mirëpo, të gjithë ata që e kanë parë në pamjet televizive, më kanë thirrur në telefon dhe më kanë thënë se penaltia nuk ekzistoi. Nuk e di pse veproi ashtu gjyqtari, ua humbi mundin lojtarëve’, deklaroi Tortoshi për GazetaOlle.com.

Sa i përket lojës ai tha pa përvoja dhe fati bënë që Flamurtari të humb ndeshjen. “Penaltitë janë fat. Lojtarët i kaploi nervoza në minutat e fundit, pastaj nuk e kishin përvojën e duhur”, tha ai. (Gazeta Olle)