Fjalët e Boban për Vokrrin: Humbje e madhe, ishte legjendë

Legjenda kroate e futbollit, Zvonimir Boban ka e ka vlerësuar tejet lartë Fadil Vokrrin.

Pas homazheve ai tha se Vokrri ka qenë njeri i madh.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe me vdekjen e tij”.

“Normalisht që sjellë ngushëllime nga Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit”.

“Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, tha Boban në SS.

Ndryshe homazhet për Vokrrin janë mbyllur.