Fituesi i Kupës së Kosovës në vitin 2004, ndryshon emrin e klubit!

Fituesi i Kupës së Kosovës në vitin 2004, Kosova e Prishtinës, ka vendosur të ndryshojë emrin e klubit.

Tashmë Hotelierët quhen Kosova VR, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar në faqen e klubit, ku prishtinasit e kanë nënvizuar për herë të parë emrin e tyre të ri, “KF Kosova VR”.

Naser Prapashtica ia bën “për hair” stadiumin ish-klubit të tij, ia dhuron 10 topa!

Një gjë të tillë, klubi kryeqytetas e bëri në postimin falënderues për Naser Prapashticën, i cili ia dhuroi 10 topa skuadrës seniore.

“Ne, KF Kosova VR nga Prishtina, falënderojmë legjendën e klubit për vizitën dhe dhuratën të cilën ua bëri seniorëve tanë.

Gjenerata e Artë nuk harrohet! Me respekt, KF Kosova VR – Prishtinë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Gazeta Olle/