Fituan ndaj Sllovenisë: Futbollistët e Maqedonisë Veriore motivohen me 100 mijë euro premia

Përfaqësuesja A e Maqedonisë regjistroi triumf ndaj Sllovenisë në kualifikimet për EURO 2020 dhe me motiv shtesë për rezultat pozitiv udhëtoi drejt Varshavës për duelin me Poloninë (13 tetor).

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, shprehi kënaqësinë e tij për rezultatet e arritura, duke dëshiruar që të njejtat të vazhdojnë. Bordi Drejtues në FFM vendosi që të paguajë 100.000 euro premio reprezentuesve, e cila ishte e paraparë për rezultatin e arritur.

“Ne kënaqemi me ditë të mira futbolli dhe urojmë që ato të vazhdojnë. Futbolli i Maqedonisë pas triumfit ndaj Sllovenisë ka fituar edhe një arsye tjetër për tu gëzuar, por unë dua ti porosis futbollistët dhe tifozët që të qëndrojnë modestë dhe të qetë. Është e shkëlqyeshme kur shohim tribuna të mbushura me tifozë në arenën “Todor Proeski”, kjo tregon fuqinë e futbollit. Si udhëheqësi e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ne kemi premtuar premio për përfaqësuesen ‘A’ dhe do ta paguajmë 100.000 euro si shpërblim për punën dhe rezultatet. Urime dhe dëshirojë që kjo histori të vazhdojë, ta mbajmë këtë energji pozitive dhe të jemi edhe më të mirë”, u shpreh presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.