Fitorja e tretë me radhë, Rebic përsëri hero i Milanit

Skuadra e Milanit ka vazhduar me fitore në Serie A.

Në takimin e sotëm, Rosoneret fituan në udhëtim te Brescia me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Olle.

Hero i ekipit ‘kuqezi’ edhe sot ishte sulmuesi kroat, Rebic i cili shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 77-të.

Ishte kjo fitorja e nëntë në kampionat për Milanin, dhe e treta me radhë.

Me tre pikët e sotme, kjo skuadër tashmë gjendet në pozitën e 6-të në tabelë me 31 pikë, pas 21 xhirosh.