Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Bullgarisë, super-deklaratë nga Granit Xhaka

Granit Xhaka ka qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të parë sfidën mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Mesfushori kosovar tha për “Supersport” dy fjalë edhe për Kosovën, përcjellë Gazeta Olle.

Xhaka u shpreh shumë i lumtur me triumfin dardan në Sofje ndaj Bullgarisë, 3:2.

“Jam shumë krenar me Kombëtaren e Kosovës, që bëri një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të vështirë si Bullgaria dhe fitoi”, deklaroi Xhaka.

Graniti ishte i pranishëm në ndeshje për të parë edhe vëllaun e tij, Taulant Xhakën.

Mirëpo, ky i fundit nuk u inkuadrua asnjë minutë nga trajneri Edy Reja.

Xhaka postoi një foto në Instagram nga Elbasani. /Gazeta Olle/