Fitore për Statovcin

Vushtrria e ka realizuar fitoren e parë në këtë kampionat duke e mposhtu Hajvalinë me rezultat minimal 1:0.

Trajneri i vushtrriasve pas ndeshjes u nda i lumtur me rezultatin, ndërsa fitoren ia dedikoj futbollistit që i dha fund karrierës pikërisht në këtë ndeshje, Faruk Statovcit.

“I përgëzoj djemtë e ekipit të Vushtrrisë për një lojë shumë të mirë. Ekipi i Vushtrrisë arriti një fitore mjaftë të rëndësishme përballë një Hajvalie mjaft të organizuar. Këtë fitore ia dedikojmë Faruk Statovcit”, tha Shotani për lajmiexpress.

Ndryshe, Faruk Statovci do të jetë ndihmëstrajner të Vushtrria. /olle/