Fitore për “frymëmarrje”, Gjermania deklason Estoninë dhe “sheh” Evropianin

Me 10 lojtarë në fushë, Gjermania ka arritur ta mposhtë 3-0 Estoninë.

Gjermania ka marrë tjetër fitore në kualifikimet për Euro 2020.

Të besuarit e Joachim Low triumfuan në udhëtim te Estonia, me rezultat 0-3.

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, ka realizuar dy gola në këtë takim, në minutat 51’ dhe 58’, derisa për 3-0 shënoi Timo Werner në minutën e 71-të të ndeshjes.

Gjermania luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 14-të, pasi Emre Can u ndëshkua direkt me karton të kuq.