Fitore e rëndësishme e Realit

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të sfidës së parë të Championsit kundër Ajaxit.

Sfida e zhvilluar në Holandë mes dy prej skuadrave më të vjetra evropiane, përfundoi me fitoren 2:1 të ‘mbretërve’ spanjollë.

Karim Benzema dhe Marco Asensio shënuan për këtë triumf të Realit, teksa golin e vetëm të vendasve e realizoi Hakim Ziyech.

Kësisoj, Reali edhe me barazim në takimin kthyes në Santiago Bernabu do të sigurojë kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.