Fiton Skënderbeu, Berisha e lëshon lojën me të kuq

Teuta e Durrësit është mundur në fushën e saj nga Skënderbeu me shifrat 1:0. Vendosi një gol i sulmuesit Hamdi Salihi.

Për Skënderbeun u aktivizuan kosovarët Bajram Jashanica dhe Bernard Berisha, derisa ky i fundit u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e 60.  Liridon Latifi dhe Leonit Abazi, u aktivizuan në këtë takim në pjesën e dytë, kurse për Teutën mungoi mbrojtësi Viktor Kuka.

Pas javës së 16-të në Kategorinë Superiore Shqiptare, Skënderbeu zë vendin e dytë me 40 pikë aq sa ka lideri Partizani, kurse Teuta ndodhet e katërta me 27 sosh. (Gazetaolle.com).