Fiton Schalke, Reali kualifikohet

Real Madridi ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ nga Schalke me rezultat 4:3, por fal fitores 2:0, të shënuar në ndeshjen e parë ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Loja e mirë e mysafirëve në minutat e para bëri që të vij edhe goli i parë përmes Fuchs në minutën e 20-të për 1:0. Por, gëzimi i udhëtuesve zgjati vetëm pesë minuta pasi ishte Cristiano Ronaldo, i cili barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 25-të.

Ishte sërish ekipi gjerman të cilët shënuan në minutën e 40-të përmes Huntelaar, për 2:1, të cilën epërsi nuk arritën ta mbajnë pasi Ronaldo shënoi golin e dytë dhe të barazimit në 2:2, më të cilën shkuan në pushim ekipet.

Më të filluar pjesa e dytë ishte Benzema, i cili kaloi skuadrën e tij në epërsi për herë të parë në këtë takim në minutën e 53-të.  Por ishin sërish mysafirët të cilët barazuan me Sane në 3:3.

Deri në fund mysafirët shënuan edhe golin e katërt  dhe të fitores 4:3, me Huntelaar, në minutën e 84-të, i cili nuk mjaftoj për t’i dhënë skuadrës së tij kualifikimin.

https://www.youtube.com/watch?v=Xb-ymUXSx9I