Fiton Hajdari tallet me zhvillimet e fundit te Llapi

Sulmuesi i Gjilanit, Fiton Hajdari, ka komentuar zhvillimet e fundit te Llapi, ekip nga i cili u largua në janar.

Ai ka reaguar në Facebook, duke ironizuar me shkarkimin e Xhengiz Rexhepit, përcjellë Gazeta Olle.

“Jeni bo humorista te mire cdo dit ka 1 episod e re“, shkroi Hajdari.

Ai komentit ia ka bashkuar një foto të ndeshjes Prishtina-Llapi të zhvilluar në pranverë.

Më poshtë e keni postimin e Hajdarit. /Gazeta Olle/