Fiton Flamurtari, asiston Lushtaku

Sfida e fundit e xhiros së 19-të Kategorisë Superiore Shqiptare e zhvilluar në Vlorë ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës, i ka takuar Flamurtarit që ka fituar me shifrat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Bedri Greca në pjesën e dytë, derisa më parë u asistua nga mesfushori kosovar, Kushtrim Lushtaku.

Për Flamurtarin u aktivizuan 90 minuta Besnik Krasniqi dhe Yll Hoxha. Në minutat shtesë, pikërisht në vend të Lushtakut, në lojë hyri edhe kosovari, Lorik Maxhuni. /Olle