Fiton Arsenali (VIDEO)

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitoren e parë këtë edicion të Premierligës, pasi nnë udhëtim ka mposhtur Crystal Palace me rezultat 2:1.

Arsenali ka treguar një ndeshje shumë të mirë, por që në fund shumë lehtë ka mundur të barazohej rezultati.

Giroud shënoi golin e parë në minutën e 16’të, ndërsa vendësit e barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 28’të, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesë së parë.

Por vendimtar në këtë takim ishte futbollisti i Palace, Delaney, i cili shënoi autogol në minutën e 55’ të takimit.

Kështu në fund Arsenal shënon fitoren e parë, pas humbjes që kishte pësuar në xhiron e parë.