Fitojnë Milani, Arsenali dhe Dortmundi

Janë zhvilluar ndeshjet e para eliminuese në Ligën e Evropës.

Skuadrat e Milanit dhe Arsenalit, kanë shënuar fitore të lehta në udhëtim, ndërsa Borussia Dortmund ka mposhtur në ‘Signal Iduna Park’ Atalantën.

Milani me golat e Cutrones, Rodriguez dhe Borinit mposhti 0-3 Ludogoretsin në udhëtim.

Fitore shënoi edhe Arsenali, që mposhti modestët e Suedisë, Ostersunds, me rezultat 0-3.

Në ndeshjen tjetër, Dortmundi me shumë vështirësi mposhti 3:2 Atalantën e Etrit Berishës, me golin e fitores që u shënua në minutat shtesë.
Shengyli shpërthen kundër kryesisë së Lirisë: Keqpërdorin taksat e qytetarëve, ka vetëm pesë lojtarë nga Prizreni në klub