Liga e Parë, fitojnë favoritët

Janë mbyllur edhe katër ndeshjet e xhiros së dytë të Ligës së Parë, ku tri prej tyre i kanë gëzuar vendësit dhe një mysafirët.

Vëllaznimi e ka mposhtur Ballkanin 1:0 në Gjakovë, Trepça ka fituar në udhëtim ndaj Beharit po ashtu 1:0, derisa Vllaznia e ka gëzuar Pozheranin duke e mundur Fushë Kosovën 2:1.

Fitoren më të thellë të ditës e shënoi Ferizaj, që mundi Rahovecin 4:0.