Fitoi titullin kampion, por trajneri largohet nga skuadra

Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit. Ky është lajmi i bujshëm që vjen këtë 1 qershor.

Siç mëson gazeta, edhe nga komunikimi i zyrës për shtyp, palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.

Trajneri 55-vjeçar erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë në shtëpinë e kuqe titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë.

Në 36 javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje.

Por, ja çfarë deklaronte Gega në konferencën pas shtyp pas ndeshjes ndaj Kukësit në “Selman Stërmasi”, një javë më parë, teksa të kuqtë kishin ngritur edhe trofeun e titullit kampion.

Do përpiqem ti përmbahem kontratës. Çdo gjë që mund të ndodhi.  Në klub gjithçka ka funksionuar siç duhet. Sot duhet të festoj. Është ditë e lumtur për mua. Vetëm klubi është ai që unë mund të merrem vesh. Nuk ka pasur deri tani oferta dhe nuk ka” – shprehej Gega më datën 26 maj.

Por, nga ana tjetër, tekniku Gega bëhej gati për të hedhur hapat e duhur për merkaton e verës, teksa deklaronte se do merrte vetëm ata që vërtetë do bënin diferencën tek grupi i Partizanit, teksa e quante më të vështirë sezonin tjetër, pasi do luanin si kampionë.

Në një familje jo gjithmonë mund të përfundohet një projekt. Duhet të jemi të kujdesshëm që ai që vjen të bëjë diferencën. Jam i dashuruar mbas këtij grupi. Klubi ka projektet e veta dhe interesat e veta. Uroj që dikush të largohet për mirë dhe të bëj progres. Asgjë s’është konkrete. Do ulem me klubin me drejtorin dhe presidentin. Do bëjmë më të mirën për klubin. Vitin tjetër është dyfish më e vështirë për ne, sepse do luajmë si kampionë” – ishin gjithashtu fjalët e Gegës.