Fisnik Ramadanaj te Flamurtari i Vlorës

 Ish-mbrojtësi i majtë  i Prishtinës, Fisnik Ramadanaj, ndodhet tek Flamurtari i Vlorës. Sipas medieve shqiptare ai iu është bashkuar në përgatitje, dhe në ditët në vijim do të vendoset nëse do të arrijë marrëveshje.

Ramadanaj në edicionin e kaluar ishte tek Prishtina, ku luajti titullar. Javë më parë u largua nga klubi më i madh në vend.

Fisniku në Shqipëri ka luajtur dy vjet më parë me Besën e Kavajës. (Gazeta Olle)