Finlanda mposhtet nga Gjermania, çfarë bëri Bunjaku?

Finlanda e ka humbur ndeshjen e fundit miqësore, para sfidës kualifikuese ndaj Kosovës. Finlandezët janë mposhtur nga Gjermania me rezultat të pastër, 2:0.

Kundërshtari i Kosovës ka treguar dobësi të theksuara në këtë takim, sidomos në repartin e mbrojtjes.

E për ta parë këtë miqësore nga afër ishte përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, i cili e ka analizuar kundërshtarin e të hënë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Finlandë-Kosovë zhvillohet më 5 shtator në ora 20:45.

https://www.youtube.com/watch?v=F_0y2SZZgAs