Finalja e Kupës së Kosovës, cakohet dita dhe lokacioni

Feniksi nga Drenasi dhe Besa e Pejës do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futsall, njofton FFK, transmeton GazetaOlle.com.

Feniksi në gjysmëfinale e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 3:1. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, që u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, në Pejë, Besa e mposhti Liburnin, pas penalltive, 8:7, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2, kurse pas kohës shtesë 3:3.

Ndeshja finale do të zhvillohet në mesjavë (të mërkurën) në Prishtinë. /Gazeta Olle/