Finalja e Championsit pritet të luhet më këtë datë

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ende po punon në planin që edicioni 2019\2020 i Ligës së Kampionëve të përfundojë më 29 gusht.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të ketë një video-konferencë të enjten e ardhshme për diskutime të mëtejme për atë se si të kompletojë kampanjën. Edicioni aktual është ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ka gjasë të vendoset që ligat të përfundojnë më herët, por vetëm me aprovim të UEFA-s, raporton BBC.

Në shtëpinë evropiane ende insistojnë që të luhet i gjithë edicioni deri në fund të muajit gusht. Madje plani i UEFA-s është që të gjitha ndeshjet e mbetura të luhen.

“Kjo do të nënkuptonte që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet më 29 gusht në Stamboll, ndërsa finalja e Ligës së Evropës në Gdansk, tri ditë më herët”, ka shkruar BBC.