Fillon trajnimi për trajnerë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), nesër më 16 qershor fillon trajnimi trejavorë për trajnerë të cilët pas përfundimit të trajnimit, do ti nënshtrohen provimit dhe pajisen me Licencën “B” të UEFA.

“Trajnimi do të mbahet në Qendrën Sportive “Katana” në Kastriot dhe fillon nga ora 9.00 dhe zgjatë deri në orën 16.00, çdo ditë për tri javë me radhë”, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

Mediat mund të ndjekin trajnimin prej orës 8.30 ku mund të marrin pamje dhe opinione deri në orën 9.00.