Fillon shitja e biletave Kosovë – Finlandë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Finlandë e cila do të luhet më 5 shtator 2017, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, në ora 20:45, dalin në sot, datë 22 gusht.  

Cmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro

Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 110 Euro

Biletat mund të bihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:

PRISHTINË

MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137

SUHAREKË, Qendra Zejtare

PRIZREN, MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada

DECAN, GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj

PEJË, GECI TOURS, Rruga Eliot Engel

GJILAN, RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari

GJAKOVË, WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza

FERIZAJ, Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit

MITROVICË, DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë

VITI, TANAMERA

KLINË, EUROTOURS

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar.

finlanda-kosova2rashica