Fillon ndërtimi i stadiumit kombëtar

Një tjetër lajm i madh vjen nga Ministria për Kulturë Rini e Sport.

Zyrtari i saj, Florim Kryeziu, ka publikuar foto të fillimit të punimeve në stadiumin kombëtar, shkruan Gazeta Olle.

Kryeziu ka publikuar disa foto ku shihet fillimi fillestar i punimeve.

Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në Magjistralen Prishtinë – Drenas.

Javë më parë ishte prezantuar edhe projekti, i cili pritet të kushtoj rreth 50 milionë euro.

Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2021. /Gazeta Olle/

Gepostet von Florim Kryeziu am Freitag, 12. Juli 2019