Fillojnë problemet për kundërshtarin e Prishtinës: Nuk kanë stadium për të luajtur

St Josep’s është kundërshtari i Prishtinës në parakualifikime të Ligës së Evropës.

Me 27 qershor pritet të zhvillohet ndeshja e parë në ‘Fadil Vokrri’, por që ndeshja e kthimit për kundërshtarin e Prishtinës nuk do luhet në shtëpin e tyre, shkruan GazetaOlle.com.

Me 4 korrik, St Josep’s duhet të bëjë një zgjidhje për të gjetur një stadiumi pasi stadiumi ku luajn në Gjibraltar është duke u renovuar.

FC Prishtina në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se skuadrës kundërshtare i është ofruar stadiumi në Prishtinë për ndeshje por që kundërshtarët nuk kanë pranuar.

Njoftimi nga FC Prishtina:

Ndeshja kthyese kundër St Josep’s nuk zhvillohet në Gjibraltar përshkak renovimit të stadiumit. Në Prishtinë nuk kan pranuar të zhvillohen dy ndeshjet dhe po negociohet të zhvillohet në Portugali ose Angli.