Fillojnë largimet, ‘Gjimmat’ protesta

Pasi që kompania ‘Trofta’ e bëri të ditur largimin nga klubi i Istogut, tashmë kanë filluar edhe largimet e tjera nga klubi.

Portieri i Istogut Valmir Hajrizaj pasi mori lajmin që kjo kompani dha dorëheqje nga K.F. Istogu, të njejtën gjë e bëri edhe ai, duke e konfirmuar largimin nga klubi istogas. “Të gjitha sukseset që i ka arritur deri më tani K.F. Istogu është krejt në saje të kontributit të madh që ka dhënë kompania ‘TROFTA’ për këtë klub. Krerët e klubit përkatësisht drejtori i klubit z.Fazli Bytyqi ishte shumë korrekt me të gjithë lojtarët, të gjitha kushtet neve lojtarëve na plotësoi më përpikmëri. Më vjen keq që kjo po i ndodh Istogut, ky qytet e meriton të ketë një klub të tillë siq e kishte në këto vitet e fundit. E kuptoi plotësisht vendimin e marrë nga kompania ‘TROFTA’, pasi që është e pamundur ta mbajë klubin e vetme. Vetëm në vitin e fundit shpenzoi mbi 200 mijë euro, dhe askush nuk i doli në krah kësaj kompanie për t’i ndihmuar. Unë erdha në Istog për drejtorin e klubit z.Fazli Bytyqi, i cili ka qenë gjithmonë shumë i sinqertë dhe shumë korrekt me mua, tash pasi që u largua drejtori i klubit z.Bytyqi edhe unë nga sot më nuk do te jem pjesë e K.F. Istogut”, deklaroi Hajrizaj për faqen zyrtare të klubit.

Tifozët  protesta para Komunës

As tifozët nuk janë ndarë të kënaqur me mosndihmën e Komunës për klubin e Istogut.

“Ftoheni të gjithë tifozët e Istogut, “Gjimmat” që të dalim nesër në ora 11:00 të protestojmë para Kuvendit Komunal dhe t’ju tregojm së vetëm po na shkatërroni”, thuhet në njoftimin e kryesisë së Gjimmave.