Fillimi i mbarë, gjysma e punës: Optimizëm maksimal te Liria për rikthimin në Superligë

Liria e ka nisur mbarë edicionin e ri në Ligën e Parë në futboll.

Prizrenasit ndajnë pozitën e parë me pikë të barabarta me Istogun e Malishevën, përcjellë Gazeta Olle.

Sot klubi u vizitua nga drejtori i Departamentit të Sportit në Komunën e Prizrenit, Ehat Oreshka.

“Pas rezultateve të mira të Lirisë, sot drejtori për kulturë, rini dhe sport, në kuvendin komunal të Prizrenit, Ehat Oreshka, vizitoi klubin tonë në shenjë respekti dhe motivimi për garat e mëtejshme të klubit.

Kryetari i KF Liria, Ilijaz Ilijazi, drejtori sportiv, Lindor Nrecaj, koordinitaori i Shf Liria, Gzim Hasi si dhe kryetrajneri Samuel Nikaj e falënderuan drejtorin për fjalët inspiruese”, njofton Liria. /Gazeta Olle/