Fillim Guraziu ndahet me Dritën

Fillim Guraziu nuk është më pjesë e Dritës së Gjilanit. Largimin e ka konfirmuar vetë lojtari për GazetaOlle.com.

Ai thotë se i ka skaduar marrëveshja me klubin bardhekaltër, dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë.

“Nuk kam marrëveshje me Dritën dhe nuk do të vazhdojë. Arsyeja është largësia, por edhe nuk po më konvenon asgjë në Dritë”, deklaroi Guraziu për Olle.

Ai thekson se momentalisht nuk është në bisedime me asnjë skuadër.

Guraziu më parë ka luajtur dhe në Hajvali, prej nga kaloi në Dritë në gusht të këtij viti, kurse ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Ballkanit, Ferizajit, Hysit etj.