Fillim Guraziu kalon te Liria

 Mesfushori i mirënjohur me tipare sulmuese, Fillim Guraziu, ka kaluar tek Liria e Prizrenit.

Është klubi bardhezi që ka bërë të ditur se ish-lojtari i shumë skuadrave në Kosovë, iu është bashkuar në stërvitje.

“Që nga dita e parë skuadrës i është bashkuar transferi i parë, Fillim Guraziu që pritet të forcojë sulmin ‘bardhezi’”, thuhet në njoftimin e Lirisë, raporton Gazeta Olle.

Guraziu së fundi ishte pjesë e Hajvalisë.