FIFApro: Mos shkoni në Serbi të luani futboll

FIFPro u ka bërë thirrje futbollistëve që ta bojkotojnë transferimin në Serbi.

Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë FIFPro u ka bërë thirrje futbollistëve të mos transferohen në klubet serbe.

Arsyeja? Atje nuk respektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, përcjell “lajmi.net”.

FIFPro ka njoftuar se 68 për qind e futbollistëve në Serbi nuk janë paguar me kohë.

Po ashtu, 89 për qind e tyre kanë qenë të detyruar për transferimin.

Loading...