FIFA shpallë formacionin më të mirë të vitit 2017

Në gala mbrëmjen e sontme në Londër, FIFA e ka zbuluar edhe formacionin e vitit 2017.

Ashtu edhe siç pritej, Buffon qëndron në portë, ndërsa në mbrojtje, Marcelo, Alves, Bonucci dhe Ramos.

Në mesfushë, Modric, Kroos dhe Iniesta.

Ndërsa, në sulm janë Neymar, Messi dhe Ronaldo.

Ndryshe, ky është viti i dytë në të cilin FIFA i shpërblen protagonistët e vitit ndaras nga “France Football”.

Institucioni drejtues i futbollit botëror u nda me gazetën franceze në vitin e kaluar, dhe tashmë japin çmimet ndaras.

Kjo nuk është pëlqyer nga tifozët e futbollit, pasi që impakti i shpërblimeve të përbashkëta nga FIFA dhe “France Football”, ishte më i madh.

Ndryshe, ceremonia sonte ka filluar në ora 20:30.

Aty po marrin pjesë figurat më të shquara të futbollit botëror.

Mes tyre është edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. /Gazeta Olle/