FIFA nuk e pengon bashkimin e Ligës, Shqipëri-Kosovë

Është folur shumë në të kaluarën se për të pasur një kampionat të fortë, Shqipëria dhe Kosova duhet ta bashkojnë Ligën.

I pari që mori një iniciativë të tillë ishte presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, por që u tha se është FIFA e UEFA që ndalojnë një gjë të tillë, shkruan Zëri.info.

Së fundmi kjo temë ka nisur të riaktualizohet, derisa ka qenë ish gjyqtari dhe futbollisti i mirënjohur kosovar, Nexhemdin Bunjaku që ka sqaruar se asnjë nen i FIFA-s nuk e ndalon bashkimin e ligës.

“Asnjë nen i FIFA-s nuk e ndalon formimin e një kampionati të përbashkët Shqipëri – Kosovë. Neni 83.1 krejt ka parashikon është marrjen paraprake e aprovimit nga FIFA”, ka shkruar Bunjaku.