FIFA i jep lajmin lajmin e mirë Real Madridit dhe Atletico Madridit

FIFA i ka dhënë lajmin e mirë Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Të dyja klubet e mëdha spanjolle kanë bërë të ditur se ankesa e tyre për të shfuqizuar vendimin për pezullimin e transfereve, ka marrë këtë përgjigje.

FIFA ka vendosur të pezullojë përkohësisht vendimin e saj për t’ua ndaluar transferimin e lojtarëve këtyre skuadrave.

“Real Madrid njoftoi se Komiteti i Apelit të FIFA-s ka vendosur të pezullojë përkohësisht sanksionin e shqiptuar në klub”, thuhet në njoftimin e Realit, bënë të ditur Marca, raporton Olle.