FIFA dënon kundërshtarin e mundshëm të Kosovës

Federata e Futbollit Botëror (FIFA) ka dënuar disa prej federatave për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore, që kanë të bëjnë me thirrje raciste të tifozëve.

Njëra ndër to është edhe Kroacia, e cila mund të jetë në grup me Kosovën për ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”.

Krahas 180 mijë frëngave zvicerane, Kombëtaren kroate, FIFA e ka dënuar edhe me dy ndeshje pa tifozë, shkruan “GazetaOlle.com”.

Kroacia duhet të dy ndeshjet si vendase me Turqinë dhe Finlandën t’i luajë pa tifozë. Nëse Kosova ndodhet në grup me Kroacinë, atëherë ndeshja me Përfaqësuesen tonë do të luhej më 6 tetor në Mitrovicë.

Nëse do të ndryshohej vendi, dhe Kroacia – Kosovë luhet në Zagreb, atëherë ky takim do të luhej pa tifozë, edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodh. /Olle