“FIFA Ballon D’or” mund të mos ekzistojë më

Trofeu i “Topit të Artë” të FIFA-s ose ndryshe “FIFA Ballon D’or” mund të mos ekzistojë më nga ky vit, të paktën jo me emrin e tij aktual.

Revista prestigjioze franceze France Football dhe FIFA, të cilat nga viti 2010 i kanë bashkuar çmimet e tyre në 1 duket se mund të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Palët janë ende në bisedime, por presidenti i ri i qeverisë së Futbollit Botëror, Gianni Infantino duket se preferon dhënien e një çmimi të veçantë nga ana e institucionit që ai drejton, atë të Lojtarit më të mirë të Vitit nga FIFA, që është dhënë përpara vit 2010 paralelisht me “Topin e Artë” të France Football.

Që nga krijimi i “Fifa Ballon D’or” në vitin 2010, që ndryshoi njëkohësisht dhe mënyrën e votimit ku fituesi përzgjidhej nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, vetëm dy lojtarë kanë mundur të fitojnë këtë trofe prestigjioz.

Lionel Messi që e ka marrë katër herë dhe Cristiano Ronaldo dy herë, ndërsa nga një trofe e kanë kur ky çmim individual menaxhohej nga revista franceze.