Fidan Hasani viziton Drilon Nuzën në Gjakovë, i dëshiron shërim të shpejtë

Ashtu siç deklaroi javën e kaluar për “GazetaOlle.com”, mbrojtësi i Flamurtarit, Fidan Hasani, ka udhëtuar drejt Gjakovës, për ta takuar sulmuesin e Vëllaznimit, Drilon Nuza.

Pasi ndërhyrja e tij shkaktoi thyerjen e këmbës së Nuzës, ky i fundit është ende në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.

Në një prononcim për gazetën, Hasani i ka dëshiruar shërim të shpejtë Nuzës, duke falënderuar edhe trajnerin gjakovar Genc Hoxha, i cili ia mundësoi takimin.

“I dëshiroj shërim të shpejtë Drilonit dhe do Zoti të kthehet sa më shpejtë në fushë. Falënderoj edhe trajnerin Genc Hoxha që më mundësoi takimin”, deklaroi Hasani për Gazetën Olle.

Ai është betuar që shkaktoi thyerjen e këmbës së Nuzës, pa qëllim.

Flamurtari ka fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Vëllaznimit.