Fidan Aliti: Katër raste, katër gola na shënuan

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4.

Harry Winks (’32), Harry Kane (’79), Marcus Rashford (’83) dhe Mason Mount (’90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Kosovës Fidan Aliti tha se Anglia kishte vetëm katër raste, dhe nga ato shënuan.

“Nuk ishte ndeshja për 4:0. Çdo gabim i jonë ka qenë goll. Ata kishin katër raste dhe shënuan katër gola”, tha Aliti në SSK.

“Ekipi i tyre ka sulmuar me 11-të lojtarë. Ishin shumë kompakt. Mund të them se ndeshja ka qenë pozitive. Sot kemi luajtur futboll dhe jo siç kemi luajtur ndaj Çekisë”, vlerësoi Aliti.