Fidan Aliti drejt Beshiktashit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, mund të vazhdojë karrierën në Turqi.

Është gjiganti turk që ka shprehur interesim për lojtarin që momentalisht luan tek Kalmari i Suedisë.

26-vjeçari mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës, raporton Gazeta Olle.

Aliti u transferua në Kalmar vitin e kaluar nga Skënderbeu për shumën në vlerë 150 mijë euro.