FIBA EUROPA shkruan për Përfaqësuesen e Kosovës

Uebfaqja zyrtare e FIBA Europe i kushton një shkrim të veçantë Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll.

Kosova do të debutojë në EUROBASKET 2017, ku ndodhet në grup me Ukrainën, Slloveninë dhe Bullgarinë.

“Ne do të mundohemi t’i tregojmë komunitetit global të basketbollit se ne jemi një komb që e dojmë basketbollin”, tha Arben Fetahu, anëtar i Bordit të FBK-së, përcjell GazetaOlle.com.

“Ne kemi hyrë në udhëtim me motiv të madh, dhe ne jemi të bindur se rezultati përfundimtar i këtij cikli kualifikues të jetë pozitiv. Ne do të jemi mikpritës të mirë, do të luajmë basketboll cilësor dhe do të krijojmë veten si një komb të dukshëm të basketbollit në hartën evropiane”.

Kosova ka mësuar kundërshtarët edhe në grupmoshat tjera.

“Për ekipin tonë kombëtar nuk ka asnjë grup të lehtë në këto kualifikime. PRandaj, ne e denim se do të përballehsim me kundërshtar të fortë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të konsoliduar ekipin tonë kombëtar, me lojtarët që luajnë vendase dhe nëpër botë, në mënyrë që të paraqesitemi si ekipë i denjë kundër superfuqive evropiane në grupin tonë”, ka shtua më tej FEtahu.

Ai e quajti Slloveninë favorite të grupit, të cilën FBK do ta përdorë si shembull për përparimin që ka bërë. /Olle