Kampioni i Kosovës, Prishtina në basketboll ka humbur takimin e sotëm në FIBA Euro Cup.
Në udhëtim te skuadra gjermane, Medi Bayreuth, prishtinasit humbën me nëntë pikë dallim, 97:89, shkruan Gazeta Olle.
Dardan Berisha edhe në këtë takim shkëlqeu me 30 pikë të shënuar duke qenë basketbollisti më i mirë në ndeshje.
Ndërsa te Prishtina në këtë takim janë dalluar edhe boshnjaku, Alihodzic me 15 pikë, dhe Myles me 14 sosh.
Kështu, Prishtina pëson humbjen e parë këtë edicion në këtë garë, ndërsa ka edhe një fitore një xhiro më parë./GazetaOlle