FHK zgjedh ekipet që shkojnë në Evropë, duhet të gjejnë vetë garantues

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se ka zgjedhur gjashtë ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.

Besa, Prishtina dhe Kastrioti do të përfaqësojnë Kosovën në kategorinë e meshkujve, ndërsa Prishtina, Shqiponja dhe Kastrioti në kategorinë e femrave.

FHK për Kohën Ditore ka njoftuar se ka afat deri më 16 qershor që të dërgojë emrat e skuadrave në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Ky bord ka thënë se klubet kanë afat deri më 4 korrik që të aplikojnë, por duhet që vetë të garantojnë bazën materiale dhe e kanë obligim të gjejnë garantues për pjesëmarrje.

loading...