FHK vjen me urim special për ditëlindje të lojtares që zgjodhi të luajë për Kosovën

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë një urim special për hendbollistën më të re të kombëtares sonë.

Meltem Ylberi  feston sot ditëlindjen e 18-të, ndërsa së fundi i është bashkuar Kosovës, shkruan GazetaOlle.

“Ia urojmë ditëlindjen e 18-të lojtares Meltem Ylberi dhe në të njëjtën kohë i dëshirojmë mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Ajo tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Kosovës. Do të grumbullohet me hendbollistet tjera menjëherë muajin tjetër. Meltem Ylberi luan në pozitën e pivotes, ndërsa është pjesë e ekipit të parë të klubit zviceran Spono Eagles.

Kombëtaret tona vazhdojnë të forcohen dhe të arrijnë nivele gjithnjë e më të larta”, ka shkruar Federata e Hendbollit e Kosovës.

Image